Bota

“Arrita të ndërgjegjësoja…”/Blogerja i jep lamtumirën ndjekësve të saj pas ‘luftës’ 6-vjeçare me kancerin!

Një influencuese 20 vjeçare me një formë të rrallë kanceri u ka dhënë lamtumirën fansave të saj me një video emocionuese duke treguar se simptomat e saj janë përkeqësuar dhe ajo është në fund të jetës së saj. Elena Huelva u diagnostikua me një lloj kanceri të kockave të quajtur sarkoma e Ewing në vitin 2016.

Ajo është e hapur për betejën e saj me sëmundjen në postimet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, Elena e cila jeton në Spanjë u dha lamtumirë ndjekësve të saj teksa zbuloi se shëndeti i saj ishte përkeqësuar. E shtrirë në një spital, 20-vjeçarja tha:

Kanceri është përhapur, gjë që është shumë e rrezikshme. Nuk kam nevojë të them më shumë. Çfarëdo që të ndodhë, e di që jeta ime nuk ishte e kotë, sepse luftova dhe arrita atë që doja, të ndërgjegjësoja publikun për sëmundjen.