Bota Love & Sex

Asgjë nuk e ndal dashurinë, 22 mijë martesa gjatë luftës në Ukrainë!

Lufta në Ukrainë nuk e ndali dashurinë dhe dëshirën për të bërë mbi 22,000 martesa të regjistruara, që nga fillimi i luftës, duke përfshirë 1,800 vetëm në qytetin e Kievit. Nënkryetari i administratës shtetërore të kryeqytetit, Mykola Povoroznyk ka shkruar në rrjetin social FB se:

Asgjë nuk frymëzon shpresë për fitore se sa lindja e një jete të re. Qyteti jeton! Në kryeqytet lindin çdo ditë familje të reja dhe jetë të reja. 1500 fëmijë që erdhën në këtë jetë nën zhurmat e bombave, ku 759 ishin djem dhe 670 vajza dhe të paktën 32 binjakë.

Siç ndodh shpesh në kohë lufte, emrat lidhen edhe me ditët e vështira që Ukraina po përjeton prej gati dy muajsh. Ndër regjistrimet e reja të foshnjave, shumë quhen Jevelin, Javelin, Jav ose Javelina në homazh të atyre raketave të mbërritura nga Shtetet e Bashkuara që po bëjnë të mundur rezistencën ukrainase.

Ju sjellim në vëmendje mjekun dhe infermieren ukrainase të cilët zgjodhën që mes rrënojave të luftës të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Mediat e huaja kanë bërë me dije se çifti e kanë parë të gjithë jetën e tyre të ndryshojë në javët e fundit, por dashuria që i bashkon është bërë më e fortë. Shpresa që “rritet” nëpër rrënojat e luftës mund të marrë forma të ndryshme, si përshembull imazhi i një çifti të dashuruar që vendos të zyrtarizojë marrëdhënien e tyre në mes të një pushtimi të egër të vendit të tyre, duke e ditur mirë se sa i çmuar është çdo moment.

Ndërkaq, së fundmi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, ka shprehur se rajoni i Ballkanit Perëndimor është “i pambrojtur” nga ndikimi rus ndaj ekziston rreziku për destabilitet.