Celebrities Gossip Music Showbiz

Beatrix Ramosaj së shpejti me një surprizë për fansat e saj!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”. Teksa pas daljes nga ‘BBV’ lansoi ‘Faj’ dhe “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.

Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto nga studio e saj muzikore, duke na treguar kështu se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor. Pak kohë më parë Beatrix ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren e njohur dhe njëkohësisht tezen e saj, Albërie Hadërgjonaj dhe një projekt tjetër muzikor me këngëtarin e njohur dhe vëllain e saj, Alban Ramosaj. Nuk e dimë nëse kënga e re e saj do të jetë ndonjë nga këto bashkëpunime apo një projekt i ri solo.

Gjithmonë na ka rënë rasti që të shikojmë personazhe të showbizit shqiptar dhe të huaj gjithashtu që kanë bërë ‘xing’ në veshje. Përveç krahasimeve se kujt i shkon më shumë apo kush frymëzoi kë, ne na vijnë edhe pyetje të tjera në mendje. Rasti i fundit ka të bëjë me këngëtaren e njohur shqiptare Beatrix Ramosaj dhe divën e muzikës botërore Jennifer Lopez. Dy këngëtaret bukuroshe kanë veshur një body të ngjashëm vetëm se me ngjyra të ndryshme.