Celebrities Showbiz

Bebe Rexha flet për traditat shqiptare që duhet të ndryshojnë: “Donin të më martonin që e vogël”

Në një interivstë të dhënë së fundmi për “The Daily Star”, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka folur edhe një herë tjetër për traditat shqiptare, ama kësaj rradhe për ato që i pëlqejnë më pak.

Artistja me origjinë shqiptare zbuloi se si ashtu si mamaja e gjyshja e saj edhe atë donin ta martonin në moshë të re, sipas traditës shqiptare. Bukuroshja 31-vjeçare konfirmoi se që e vogël kishte kërkesa për martesë nga meshkuj shqiptarë por që fatmirësisht u refuzuan nga mamaja e saj.

Nëna ime është martuar 17-vjeçe, është një botë komplet tjetër. Gjyshja ime është martuar 15-vjeçe, domethënë e martuan të tjerë, vendosën të tjerë për të. Tashmë ka ndryshuar plotësisht, është më moderne dhe gratë kanë më shumë të drejta. Por kur unë isha më e re kishte djem që më kërkonin dorën për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Tradita është e tillë, martohesh me një shqiptar shumë e re në moshë dhe më pas bën fëmijë.

Gjithashtu, Bebe ka falenderuar mamanë e saj që e ka ndihmuar dhe i ka qëndruar pranë në çdo hap të jetës personale dhe të karrierës. Ajo ka qënë një forcë e madhe në realizimin e ëndrrave të këngëtares. Me siguri pa nënën e saj ajo nuk do të ishte këtu ku është, një yll ndërkombëtar. Kujtojmë se Bebe Rexha ka një marrëdhënie disi të ftohtë me babain e saj i cili gjithmonë e ka kritikuar për vendimet në karrierë dhe për shfaqjet provokuese në klipet e saj.