Celebrities Gossip Showbiz

Bella Thorne shkoi 24 vjeçe dhe akoma nuk di të…

Bella Thorne mund të jetë duke u përgatitur për t’u bërë e zonja e shtëpisë me të fejuarin e saj Benjamin Mascolo, por mesa duket kjo nuk ka gjasa që të ndodhë. Ndoshta në një të ardhme të afërt edhe mund që të mësojë më shumë por që me postimin e saj të fundit të bërë në rrjetin social Instagram, vetë bukuroshja ka treguar se:

 Në moshën 24-vjeçare ende nuk di të hekuros!

Fotot e saj përpos mesazhit që kishte shkruar bukuroshja ishin me të vërtetë magjepsëse. Ish ylli i ‘Disney’ kishte veshur një xhaketë të gjatë dhe pozonte pranë një tavoline dhe një hekuri. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dekolteja e saj e hapur.

Ylli i ‘Chick Fight’ kishte flokët e saj të zjarrtë të sapodalë dhe tregoi shfaqjen e saj të zakonshme të unazave diamanti masiv. Pasi pranoi mangësitë e saj hekurosëse, ajo vazhdoi të promovonte postimet e saj të zjarrta edhe në Instastory-n e saj, ku gjithashtu u lut për ndihmë.

Rikujtojmë se aktorja bukuroshe u shfaq jashtëzakonisht e mahnitshme edhe në fotot që ajo vendosi që të postonte në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram kur ylli i ‘The Time Is Up’ festoi ditëlindjen e saj pak javë më parë dhe fotot nga festa dëshmuan se gjithçka ishte e realizuar deri në përfeksion dhe se Bella thjesht shkëlqente.

Në postimin e bërë ajo kishte shkruar se:

24 vjet rreth diellit. 23 ishte e gjitha për të punuar fort për veten time, duke u dashuruar më shumë dhe duke krijuar miq të rinj që do të kem për një jetë. mezi presim të shohim se çfarë do të rezervojë 365 -ta e ardhshme. @contentxstudios.

Vlen për t’u thkesuar gjithashtu se aktorja dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund beqarisë. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari italian nëpërmjet një postim në rrjetet e tij sociale.