Politikë

Berisha-Ramës: Nëse shtrenjton energjinë, do përballesh me revoltë! Meta spiun? Lojë e turpshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë se po abuzon me krizën energjetike, duke vjedhur. Ai paralajmëroi Kryeministrin Rama që, nëse çmimi i energjisë rritet, atëherë do të ketë protesta masive.

“Nëse guxon të rrisësh çmimin për konsumatorin, do të përballesh me revoltën më të madhe popullore që ka njohur. U bëj thirrje qytetarëve të përgatiten me të gjitha mundësitë, ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëjë gjithçka kundër jush, vetëm për të pasuruar veten, familjarët dhe rrethin e tij. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe, PD do të organizojë një nga revoltat më të fuqishme që ka parë ndonjë vend. Po tejkalohet çdo lloj limiti. Edhe tani po i zbrasin digat”, tha Berisha..

Ai tha se Shqipëria, vitin e fundit ka prodhuar 2 terravat energji më tepër seç konsumon.

“Kryetemë e sotme e takimit me ju është kërcënimi që Edi Rama u bën qytetarëve shqiptarëve për ndërprerjet e energjisë dhe rritjen e çmimit të saj për konsumatorët. Sipas tij, kjo do të ndodhë sepse çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në 600 euro dhe Gjermania ka ndërprerë ujin e ngrohtë në shkolla. Para se të komentoj këto deklarata të tij, dua të sqaroj shqiptarët se falë hyrjes në prodhim të kaskadës së Devollit, kaskadës së Fanit dhe mbi 50 HEC-eve të tjera, Shqipëria ka prodhuar në vitin 2021, rreh 90 terravat apo 8,9 terravat energji elektrike, prodhimi saj rekord që se ka pasur kurrë më parë. Pra, Shqipëria jo vetëm që nuk ka pasur mungesë të energjisë elektrike, por ka pasur një tepricë të mirë prej së paku 2 terravat eksport”, tha Berisha.

Ilir Meta spiun i ish Sigurimit të Shtetit? Sali Berisha e merr në mbrojtje: Lojë e turpshme e Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë në mbrojtje Ilir Metën për përfshirjen e tij si informator i ish-Sigurimit të Shtetit. Berisha tha se kjo është një lojë e turpshme e Ramës. Berisha tha se ka lexuar dosjen dhe I.M nuk është Ilir Meta por Ilir Murataj nga Librazhdi.

“Veprim i paskrupullt i Edi Ramës. Veprim i turpshëm i njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë. Unë kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shpëtuar. Rama dhe Shërbimi Informativ e kanë bërë në mënyrën më të trashë këtë kurt. E ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin e ka të qartë se I. M është Ilir Murati nga Librazhdi dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën.

Rama e ka shfrytëzuar në mënyrën më të shpifur qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Nikollën. Në dokumentin që Genta Sula i thotë Nikollës, ajo e akuzon Ilir Metën direkt për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt. Kjo zonjë është ka shfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë.

Mbi bazën e këtij dokumenti të bërë nga SHIK, për herë të parë në jetën e saj politika ‘Linda e Parlamentit’ tha se se jam e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Rama përdoru SHISH për fabrikim të dokumenteteve.

Cila është situate ligjore sot në Shqipëri? Në vitin 1995 këtu është bërë ligji i Lustracionit. Sali Berisha mori ligjin që bëri Havel në Ceki dhe e çoi në Parlament. Ligji u zbatua dhe Ilir Meta mori certifikatën. Po të mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë’”, tha Berisha.