Celebrities Live From Tirana

Besa Kokëdhima tregon më shumë mbi lidhjen e saj të veçantë me kafshët shtëpiake!

Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima, për të na folur për temën e ditës se si të ndryshon jetën një kafshë shtëpiake dhe si është marrëdhënia jonë me kafshët sot. Besa është shumë e lidhur  me kafshët dhe na rrëfen marrëdhënien e saj me to.

Marrëdhenia me kafshët është divine dhe është një bazë se si raportohet njeriu edhe me qeniet njerëzore. Kafshët sillen si njerëzit, kanë emocione si njerëzit dhe i përjetojnë në mënyra të ngjashme. Është themeli në raport sesi vendoset dhe me qëniet e tjera.

Kur ka qenë lidhja e saj e parë me një kafshë?

Në moshën 3-vjeçare, shkova të jetoj më gjyshërit në Qeparo dhe aty kishte kafshë, ne kishim kafshë në shtëpi si përshembull qen, pula, viç, dhi dhe shumë mace. Unë mendoj që fëmijët afrohen vetevetiu ndaj kafshëve. Unë i fusja macet brenda në shtëpi, në krevat (qesh). Kishte një plotësim shumë të madh shpirtëror.

Lidhur me konsumimin e mishit të kafshëve Besa shprehet se:

Unë mendoj që kjo është përcaktuar nga situatat jetësore. Nevojat dhe vështirësitë ekonomike, i kanë bërë që të ketë një funksion çdo kafshë. I kanë dashur, por kishin dhe nevojën.

Për marrëdhënien e saj me kafshët Besa na tregon se:

Të rriturit një qen kërkon një menaxhim të kohës më strikte, nuk mund të udhëtosh apo të bësh disa gjëra si më parë prandaj qenushat që shpëtoj i akomodoj dhe i nis drejt familjeve adoptive. Në shtëpinë time kam vetëm mace dhe ja ndjej mungesën një qeni.

Por a ka pasur momente që kafshët e kanë ndihmuar Besën në momente të vështira? Këngëtarja zbulon:

Absolutisht po, kafshët janë antistres janë terapeutike dhe edukative. Ardhjen e një fëmije  në jetë, në mënyrë të pashmangshme e lidh me një kafshë. Ndihmon në ndërtimin e personalitetit dhe në zhvillimin e njeriut nga ana emocionale dhe humane.