Celebrities Film & Tv Showbiz

Billie Eilish bën debutimin e saj të parë si aktore dhe fansat ‘u çmendën’!

Billie Eilish do të bëjë debutimin e saj të parë në aktrim. Ajo do të luajë rolin e një personazhi të keq, një hipnotizuese misterioze me qëllime të liga në serialin “Swarm” të Prime Video të frymëzuar nga Beyoncé.

Në vështrimin e parë në debutimin surprizë të aktores fituese të Grammy në “Swarm” shohim një Billie me flokë bjonde, duke luajtur një hipnotizuese e cila i kërkon Dre (Dominique Fishback) të ndryshojë emrin e saj në Kayla. Pasi kjo arrihet, personazhi i Billie-t i thotë asaj:

Më trego diçka për të cilën të vjen keq.

Pikërisht atëherë shfaqet një montazh i Dre që kryen të gjitha llojet e veprave të liga, duke përfshirë një skenë të përgjakshme krimi. Pas kësaj, personazhi i Billie e pyet Dre:

A lëndove dikë?

Kur Dre përgjigjet me një ‘po’, personazhi i Billie buzëqesh dhe thotë:

Shumë mirë.

Premiera e “Swarm” do të jetë më 17 mars dhe të gjithë fansat e këngëtares mezi e prisnin të shikonin yllin e tyre, që nga trailer-i duket se ka shkëlqyer në rolin e saj të parë. Ky serial i krijuar nga Donald Glover dhe Janine Nabers, ndjek Dre-në, obsesioni i së cilës me një yll ndërkombëtar të popit e detyron atë të bëjë një udhëtim të errët në të gjithë vendin. Dhe Billie nuk është ylli i vetëm që pritet të shfaqet. Seriali do të shfaqë gjithashtu Chloe Bailey, Paris Jackson, Rickey Thompson dhe Rory Culkin.