Celebrities Gossip Showbiz

Billie Eilish shihet më e dashuruar se kurrë në një romancë të re me muzikantin e njohur!

Billie Eilish konfirmoi romancën e saj të re me muzikantin Jesse Rutherford gjatë një shfaqjeje shumë publike të dashurisë në Los Anxhelos të martën në mbrëmje, pas më shumë se një javë spekulimesh të furishme në lidhje me jetën e saj romantike.

Këngëtarja amerikane ndau një puthje me Rutherford pas një takimi në darkë në restorantin Studio City La Mirch, nga ku kishte postuar një seri fotosh që kapnin çiftin teksa po shijonin një vakt indian. Me krahët e mbështjellë mbi supet e tij, Elish, 20 vjeç, u pa duke ndarë një moment intim me këngëtarin 31-vjeçar, i cili performon me grupin rock The Neighborhood, teksa ata po dilnin në rrugë.

Billie dukej më e lumtur se kurrë, ndërsa çifti i ri ecte me krahët rreth njëri-tjetrit dhe ndaluan për t’u puthur në rrugë në disa raste, ndërsa po shkonin drejt një makine, një VW Beatle. Ylli po shfaqte stilin e saj tipik, teksa kishte veshur një xhaketë xhins të madh me një palë pantallona të shkurtra të gjera dhe atlete Converse.

Billie nuk mund ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj gjatë mbrëmjes së tyre romantike së bashku, ndërsa ata qeshnin dhe bënin shaka së bashku teksa shijonin vaktin e tyre në restorantin indian.