Celebrities Gossip Showbiz

Bora Zemani dhe Donald Veshaj gati për një bebe? Ja video-ja që ngriti dyshimet!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Bora dhe Donaldi kanë qenë të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Gjatë dasmës Donaldi është filmuar duke mbajtur në krahë një bebe të një çifti të ftuar në dasmë dhe Bora, e cila i shikon me shumë dashuri. Duket se tashmë Bora dhe Donaldi janë gati të kenë një bebe në jetën e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Vetëm pak më parë Bora ka postuar në Instagram disa foto me Donaldin duke na treguar edhe veshjen e tyre mbrëmjen e djeshme, por mbi të gjitha ajo çfarë merr më shumë vëmendjen është se duken më të lumtur se kurrë më parë.