Celebrities Gossip Showbiz

Brenda ‘babyshower-it’ të Kristina Baki!

Tani të gjithë e dimë se modelja e njohur Kristina Baki është në pritje të ëmbël. Ajo është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe shumë shpejt do të përjetojë ndjenjën më të bukur, atë të të qenit nënë. Kujtojmë se këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.

Baki zgjodhi disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur dhe që prej asaj dite fotot e bukura nuk kanë munguar për asnjë moment. Por jo vetëm kaq!

Së fundmi, Kristina ka organizuar një ‘babyshower’ që tanimë është bërë një traditë për mamatë në prag lindje, të cilat me anë të një feste me familjarët dhe miqtë organizojnë një festë mirëseardhjeje për bebin që do të vijë në jetë. Disa nga të pranishmit në ‘babyshower-in’ e modeles kanë ndarë me ne disa foto shumë të bukura nga festa tejet e këndshme e vogëlushes.

Modelja bukuroshe sot ka zbuluar edhe gjininë e bebushit që ajo do të sjellë në jetë. Është vajzë dhe ky detaj u kuptua pas shkrimit në fotot që ajo postoi në rrjetin social Instagram para disa ditësh.

Baki njihet për një vajzë që përveç çiltërisë që e karakterizon, edhe për faktin që është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Por, para disa kohëve bukuroshja duket se nuk ka duruar dot më dhe ka postuar një foto me të dashurin e saj.