Celebrities Gossip Showbiz

Cardi B merr dhuratën misterioze dhe për këtë ka një pyetje shumë interesante!

Reperja 29-vjeçare Cardi B postoi një foto në rrjetin e saj social Twitter të një dhurate që mori nga Goldberg, personazhi i Penn Badgley në serialin e ‘You’ në Netflix. Dhurata kishte të bënte me një kapelë të ngjashme me kapelën e personazhit kryesor, të qepur me përshëndetjen e tij të famshme.

Përshëndetje, ti.

Kapela erdhi gjithashtu me një shënim, të shkruar vetë me Goldberg.

Përshëndetje, ti. Përndjekja dhe vrasja ime mund të më bëjnë një fanatik të çertifikuar, shtatë ditë në javë, por më solli edhe tek ty. Cardi B, ju keni një mënyrë të veçantë me mediat sociale. Ju jeni kuptimplotë. Substanciale. Mua thjesht më pëlqeni. Mezi pres të të shoh duke shkëlqyer me këtë kapelë. Por sigurisht shpresoj që të mos zhdukesh.

Duke ndarë surprizën, e cila kishte mbërritur në shtëpinë e saj të re në Nju Jork, reperja e hitit “Rumors” pyeti:

Si arriti që ta gjente Joe adresën time të re të shtëpisë?

Llogaria zyrtare në Twitter e ‘You’ më pas u përgjigj në mënyrë qesharake duke i thënë që mund të ishte thjeshtë një çështje fati.

Vlen për t’u përmendur se reperja e njohur , e cila ka fituar plot pesë çmime ‘American Music Awards’ dhe ka performuar gjatë karrierës së saj deri më tani, tashmë ka zbuluar edhe një fakt shumë të rëndësishëm që i ka ‘çmendur’ edhe fansat e saj. Si kurrë më parë ajo do të jetë prezantuesja e një nga shfaqjeve më të rëndësishme dhe këtë lajm e ka bërë ajo vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram. Në postimin e saj ajo kishte shkruar se:

Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se do të jem prezantuesja e @AMAs 2021! Qëndroni gati në 21 Nëntor 8/7c në @ABCnetwork.