A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë do t’i thonte artisti Yllit të vogël?

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel që këtë të shtunë shënoi episodin e dytë. Artisti që performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij ishte Ylli Limani.

E në një rrëfim shumë personal, artisti na tregoi se çfarë do t’i thonte vetes së tij 17- vjeçar, si do ta inkurajonte atë?

Po të kisha këtu Yllin 17 vjeç do e kisha përqafuar fort, do i kisha thënë puçrrat do të ikin se i kam pasur shumë problem. Do i thoja nuk i ke ‘kryet e mëdha’ si të ka pas thënë motra. Do i kisha thënë që do këndosh shumë më plot seç këndon. Do i kisha thënë mos u frikëso, por nuk do i kisha thënë asgjë të rrjedhjes së jetës deri sot.

Ndër të tjera, Ylli na tregoi për herë të parë se çfarë kërkon nga partnerja e tij e ardhshme duke na folur kështu rreth jetës së private ekskluzivisht për ‘A Live Night’. Edhe pse ka dëshmuar se do të jetk pjesë e mediave për muzikën e mirë që bën dhe jo për skandale si rrallëherë në këtë rrëfim të tijin ai na tregoi shumëçka rreth jetës së tij, fëmijërisë dhe muzikës.