Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Çfarë duhet të konsumojmë dhe çfarë jo kur keni ndjesinë e fryrjes së barkut?

Shumë vajza dhe gra shpesh përmendin ndjenjën e fryrjes në trup, një ndjesi që mund të jetë mjaft e pakëndshme dhe shkakton shqetësime.

Fryrja nuk është një fenomen i rastësishëm, por ka disa arsye të mundshme që mund ta shkaktojnë atë. Sado që nuk ka një dietë specifike për të parandaluar plotësisht këtë ndjenjë, mund të bëhen disa ndryshime në ushqyerje që ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Një nga shkaktarët kryesorë të fryrjes është ajri i grumbulluar në traktin tretës, i cili shpesh shkaktohet nga stresi ose nga kapsllëku. Po ashtu, fryrja e këmbëve mund të ndodhë kur qëndroni ulur për një periudhë të gjatë pa u lëvizur.

Për të lehtësuar fryrjen, është e rëndësishme të konsumoni ushqime që ndihmojnë në pastrimin dhe stimullimin e funksionit të mëlçisë, një nga organet kryesore përgjegjëse për eliminimin e substancave të dëmshme nga trupi.

Perimet e hidhura, të tilla si angjinaret dhe çikorja, janë të shkëlqyera për të stimuluar punën e mëlçisë dhe mund të konsumohen të papërpunuara ose të gatuara lehtë. Këto mund të kombinohen me mish të bardhë ose peshk për një vakt të balancuar dhe të shëndetshëm.

Nga ana tjetër, duhet të shmangni disa ushqime që mund të përkeqësojnë fryrjen. Pijet e gazuara dhe alkooli janë dy prej faktorëve kryesorë që mund të shkaktojnë grumbullimin e ajrit në traktin tretës. Po ashtu, ushqimet me përmbajtje të lartë kripë, si djathi i kripur, ushqimet e konservuara dhe salsiçet, mund të çojnë në mbajtjen e lëngjeve dhe rritjen e fryrjes. Ushqimet me sheqer të tepërt, si ëmbëlsirat, ngadalësojnë procesin e tretjes dhe mund të shkaktojnë shqetësime të tjera të tretjes.

Për të përmirësuar procesin e tretjes dhe për të reduktuar fryrjen, është e rëndësishme të konsumoni ushqime që përmirësojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe lehtësojnë pastrimin natyral të trupit. Pra, një dietë e pasur me perime të freskëta, fruta të pasura me fibra dhe ushqime të lehta mund të ndihmojë në lehtësimin e fryrjes dhe ruajtjen e shëndetit të traktit tretës.