Celebrities Gossip Tech

Çfarë e ndaloi aktorin Ashton Kutcher që të udhëtonte në hapësirë?!

Disa ditë pasi miliarderi Richard Branson bëri një fluturim historik në hapësirë me anijen e tij “Virgin Galactic” për herë të parë, Ashton Kutcher zbuloi se më parë kishte një biletë për t’u bashkuar me misionin tjetër. Derisa gruaja e tij, aktorja Mila Kunis e bëri atë të rishikonte dhe njëherë rrezikun që do merrte përsipër. Ai u shpreh se:

Kur u martova dhe u bëra me fëmijë, gruaja ime më inkurajoi duke thënë që nuk ishte një vendim i zgjuar për familjen të shkojmë në hapësirë kur kemi fëmijë të vegjël, kështu që unë përfundova duke e shitur biletën time të “Virgin Galactic”. Unë duhej të isha në fluturimin tjetër, por nuk do të jem.

Sidoqoftë, Kutcher mbetet optimist, duke thënë se në një moment apo në një tjetër, është e sigurtë që ai do të shkoj në hapësirë. Anija “Virgin Galactic” do të plotësojë edhe dy teste fluturimi para se ata që dëshirojnë të jenë pjesë e udhëtimit, të mund të paguajnë një minimum prej $250,000 për një vend për në hapësirë. Fluturimet komerciale do të jenë të disponueshme në vitin 2022.

Ndërkohë rikujtojmë se një 18-vjeçar do të bëhet personi më i ri në botë që do të fluturojë në hapësirë. Oliver Daemen do t’i bashkohet miliarderit amerikan, Jeff Bezos, në fluturimin e parë të njerëzve të realizuar nga kompania e tij e hapësirës, ‘Blue Origin’ me 20 Korrik.

Ndërkaq sa i përket miliarderit Jeff Bezos, para pak kohëve u krijua një peticion online për mos-kthimin e tij në planetin Tokë pas fluturimit në hapësirë.