Celebrities Showbiz

Çfarë mendimi do të kishit nëse ju themi vendin se ku Post Malone krijon tekstet e tij më të mira?!

Post Malone së fundmi është treguar i sinqertë duke zbuluar se shkruan tekstet e këngëve të tij më të mira në tualet. I ftuar në podcast-in “Call her Daddy” me Alex Cooper të mërkurën, 28-vjeçari u shpreh se:

 Ndonjëherë marr edhe kitarë atje. Të gjitha tekstet më të mira janë shkruar në tualet.

Ndërsa ai shpjegoi se dërgimi i email-eve është ‘kodi’ i tij për të shkuar në tualet, ai pranoi se ndonjëherë korrespondon atje dhe gjithashtu bën blerjet online.

Ndonjëherë unë do t’i përgjigjem disa email-eve. Unë bëj shumë blerje online. Dhe të gjithë mendojnë se çdo porosi që bëj është false.

Më vonë gjatë intervistës, artisti e përshkroi veten si të çuditshëm dhe introvert, duke thënë se në shkollë e ngacmonin një grup i tërë. Cooper e pyeti krijuesin e hitit “Circles” nëse kishte ndonjë këshillë për fansat e tij të rinj në moshë që vazhdimisht ngacmohen. Post Malone u përgjigj:

Ju jeni vetëm një person gjatë gjithë jetës tuaj dhe duhet të jesh në gjendje të shprehesh dhe të jetosh jetën tënde e të bësh çfarëdo që dëshiron të bësh për sa kohë që nuk lëndon askënd.

Së fundmi reperit të njohur Post Malone iu refuzua hyrja në një bar në Australi për shkak të kodit të këtij lokali, ku nuk lejoheshin tatuazhet fyese. “Më larguan për tatuazhet e mia”- tha 28 vjeçari, për West Australian. “Unë kurrë nuk kam përjetuar vërtet diçka të tillë”.

Pasi u detyrua të largohej nga bari, Malone u drejtua në një klub tjetër aty pranë, ku festoi fundin e turneut të tij. I nominuari për “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit është Austin Richard Post, është i mbuluar me tatuazhe të shumta, përfshirë këtu edhe gjithë fytyrën.