Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Çifti më i ri i vitit 2023? Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë parë duke u puthur në një klub nate!

Romancat e të famshmëve janë gjithmonë një temë me interes për të gjitha mediat online dhe Kendall Jenner nuk bën përjashtim nga ky grup sigurisht. Së fundmi modelja e famshme është parë duke u puthur me artistin e njohur latin, Bad Bunny në një klub nate.

Anëtarja 27-vjeçare e familjes Kardashian është fotografuar me muzikantin 28-vjeçar në Los Angeles. Pasi janë parë duke u puthur në një klub nate, shumë tani po spekulojnë se dyshja janë me të vërtetë në një lidhje. DeuxMoi postoi informacionin për dy të famshmit, duke cituar dëshmitarë të shumtë që panë puthjen e supozuar.

Po zbuloj se ishin Kendall Jenner dhe Bad Bunny.  Kam dëshmitarqë e kanë parë në klub. Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj dhe dy minuta më vonë ata sollën makinën e Bad Bunny përreth.

Pavarësisht se kjo mund të jetë akoma një temë që lë vend për diskutim, fansat janë ata që po manifestojnë në një lloj  lidhje mes tyre. Spekulimet sa vijnë dhe do të shtohen por gjithësesi na mbetet të presim nëse do të ketë reagim nga njëri prej tyre. Kujtojmë gjithashtu se modelja e njohur Kendall u nda nga Devin Booker në muajin shtator të vitit 2022, megjithëse dukej se ata po e rikthenin sërish romancën dhe lidhjen e tyre. Nga ana tjetër artisti Ban Bunny, ka qenë beqar edhe pasi lidhja e tij me Gabriela Berlingerin përflitet se ka përfunduar, edhe pse siç theksoi Irish Mirror, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.