Celebrities

CR7 hap hotelin e ri në New York, çmimi i një nate aspak ajo që mendoni!

Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën vjetore të personave të famshëm që paguhen më shumë për postime të sponsorizuara në “Instagram”. Futbollisti fiton deri në 1.6 milion dollarë (1.2 milion £) për të reklamuar një produkt në mediat e tij sociale. 

Së fundmi, ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka hapur një hotel në New York. Përmes rrjetit të tij social, Twitter, Cristiano ka ndarë lajmin me fansat dhe ka postuar foto nga ambientet e hotelit.

Çfarë datë magjike, 07.07 për të prezantuar hotelin tim të ri Pestana CR7 Times Square, në New York. Rezervoni tani dhe zbuloni hotelin më të ri, në vendin më të mirë në qytet.

Sipas burimeve, një natë në ‘Pestana CR7 Times Square’ mund të rezervohet për 91 dollarë. Dhomat e tjera janë në dispozicion për rreth 140 euro për një natë.

Pas eliminimit nga Kampionati Europian, Cristiano Ronaldo ka vendosur të shkojë në pushime me familjen e tij. Superylli portugez luajti në të tetën e finales së ‘Euro 2020’, por përfaqësuesja e tij u eliminua nga Belgjika.

Pas përfundimit të turneut, Ronaldo ka vendosur të pushojë me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij. Futbollisti ka publikuar një foto familjare në profilin e tij në Instagram.