Showbiz

Dafina vjen me një bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B

Pak ditë më parë në një intervistë këngëtarja shumë e dashur e publikut, Dafina Zeqiri tha se albumi i ri “Dafinë Moj” ka një vend të veçantë në zemrën e saj.

Ky album do të ketë një projekt muzikor dedikuar këngëtares nga mamaja e saj por edhe një bashkëpunim që ka tëhequr vëmendjen e publikut.

Dafina do të bëhet bashkë me Ledri Vulën dhe Lumi B për një prurje muzikore që pritet të shndërrohet në hit. Ditën e kaluar këngëtarja ka postuar një foto në Insta Story ku shfaqej gjatë pushimit të xhirimit të klipit.

Dikur partnerë dhe sot kolegë shembullorë, Ledri kishte marrë me vete edhe të dashurën e tij Sarën për të qenë pranë tij gjatë xhirimeve. Duket se kjo e fundit dhe Dafina kanë krijuar një miqësi mjaft të mirë.