Celebrities Showbiz

Dakota Johnson rrëfen se gjyshja e saj është ngacmuar seksualisht nga regjisori i njohur!

Aktorja e njohur dhe bukuroshe Dakota Johnson së fundmi ka treguar se regjisori dhe producenti Alfred Hitchcock i ka shkatërruar karrierën gjyshes e saj Tippi Hedren sepse ajo nuk donte të flinte me skenaristin. Tippi Hedren është një aktore amerikane, aktiviste për të drejtat e kafshëve dhe një ish-modele.

Ajo arriti që të njihej në mbarë botën si aktorja që ishte pjesë e kastit në dy filmat klasikë, “The Birds” i vitit 1963 dhe “Marnie” i vitit 1964. Ajo njihet si një nga “bjondet e Hitchcock” më të famshme dhe është një nga yjet e mbijetuar nga epoka e artë e kinemasë së Hollywood-t. Hedren i ka bërë edhe vetë të ditura këto akuza kundrejt producentit disa herë gjatë viteve. Në një interviste me “The Hollywood Reporter”, Dakota ka treguar se gjyshja e saj e mësoi atë të mos kishte frikë nga askush. Aktorja e njohur e filmit “Fifty Shades of Grey” është shprehur se:

Ju e dini që ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe e vendosur për të mbrojtur veten. Hitchcock e shkatërroi karrierën e gjyshes sime sepse ajo nuk donte të flinte me të. Është totalisht e papranueshme që njerëzit në një pozicion më të lartë ta përdorin atë pushtet mbi dikë me një pozicion më të ulët. Nuk e kam të vështirë të flas sepse ajo është gjyshja ime, ju e njihni dhe me siguri që nuk do të dëshironi të imagjinoni dikë të përfitonte nga gjyshja juaj.

Tippi ka rrëfyer në publik për përvojën e saj të vështirë të punës me Hitchcock-un për vite me radhë. Ajo e përshkroi regjisorin, me të cilin ka punuar në mesin e viteve 1960, si të fiksuar pas saj gjatë marrëdhënies së tyre profesionale.

Ai bëhej keq nëse më shihte duke folur me një burrë tjetër në xhirime. Në një moment në pjesën e pasme të një limuzine, Hitchcock u hodh sipër meje dhe u përpoq të më puthte. Gjatë xhirimeve të “The Birds”, ai më kërkoi ta prekja dhe unë nuk u stepa për t’i dhënë një shuplakë të fortë dhe thjesht të largohesha.

Në fund të vitit 2017, ajo ka shkruar në rrjetin social Twitter se:

Unë jam ngacmuar seksualisht gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë karrierës sime të modelingut dhe filmit. Hitchcock nuk ishte i pari. Megjithatë, nuk munda të duroja më, kështu që thjesht u largova dhe nuk e ktheva kokën pas. U deshën 50 vjet, por ka ardhur koha që gratë të fillojnë të ngrihen në këmbë për veten e tyre.