Celebrities Film & Tv

Daniel Craig tregon se nuk e ka përballuar dhe aq mirë famën e James Bond…

Aktori i njohur Daniel Craig ka pranuar se ndihej fizikisht dhe mendërisht i lodhur kur përpiqej të përballonte famën e tij të re tek personazhi i James Bond. Aktori 53 vjeçar, u bë i njohur në të gjithë botën kur mori rolin e agjentit 007 nga Pierce Brosnan, duke bërë paraqitjen e tij të parë në “Casino Royale” në  vitin 2005.

Duke folur në dokumentarin Apple TV+, Daniel tha se si nuk ishte i përgatitur për famën e menjëhershme që erdhi me pranimin e rolit. Ai tha se:

Jeta ime personale u prek nga të qenit kaq i famshëm papritur. Unë u mbylla në vetvete dhe kur shkoja në  shtëpi mbyllja perdet. Isha i lodhur fizikisht dhe mendërisht. Nuk më pëlqeu niveli i ri i famës.

Ylli i filmit fillimisht nguroi të pranonte rolin, duke thënë se nuk dinte se çfarë të bënte me të. Daniel shpjegoi se:

Unë isha tashmë më shumë i suksesshëm se sa do të isha ndonjëherë si aktor edhe pse nuk kisha një rol pozitiv.

Ai thotë se ndihej i pasigurt për të pranuar rolin sepse mendonte se nuk do dinte çfarë të bëntë me të. Aktori e ka menduar ta refuzojë rolin si agjent sekret. Producentja e Bond, Barbara Broccoli tha se ishte e vendosur ta punësonte atë:

Unë gjithmonë mendoja se sa herë që ai ishte në ekran nuk mund të shikoje askënd tjetër përveç tij. Ishte e qartë se ai ishte ylli i filmit dhe një aktor i shkëlqyer.

Barbara shtoi se studio kërkoi që agjentët e kastit të takoheshin me aktorë të tjerë, por ajo këmbënguli se Daniel ishte i duhuri për rolin e James Bond. Daniel kujtoi se si e theu këmbën gjatë xhirimit të “Spectre” në vitin 2015, por këmbënguli që ai të vazhdonte me xhirimet, në vend që prodhimi të mbyllej derisa ai të shërohej.

Përvoja e vështirë ishte ajo që bëri që Danieli të thoshte se ai më mirë preferonte ti thyheshin kyçet, sesa të luante përsëri Bond gjatë promovimit të filmit. Sidoqoftë, ai u bind të kthehej për herë të fundit në “No Time To Die”, gjë që e bën atë aktorin që ka qëndruar më gjatë në rolin e agjentit 007.

Gjithashtu, Daniel shprehet se “Spectre” ishte i lodhshëm për të dhe kishte nevojë për një pushim. Aktori mbajti një fjalim lamtumire për kastin dhe ekipin e “No Time To Die” gjatë xhirimeve dhe shtoi se është krenar për punën e tij.  Ai vijoi:

Unë i shikoj filmat dhe jam jashtëzakonisht krenar për secilin prej tyre. Largimi nga ky rol nuk është i lehtë. Unë jam jashtëzakonisht me fat që kam qenë në gjendje ta bëj këtë, por mendoj se tashmë është momenti ta ndërpres.

Gjithashtu Daniel shton se ky vendim nuk ka të bëjë me paratë dhe famën.

Rikujtojmë se, aktori i njohur Daniel Craig ka zbuluar se fëmijët e tij nuk do të trashëgojnë pasurinë e tij, pasi ai po planifikon ta prishë atë para se të vdesë. Ylli 53-vjeçar i “James Bond”, i cili ka një pasuri prej 160 milionë dollarë, tha se ai beson se trashëgimi i parave është i pakëndshëm dhe ai shpreson t’i japë shumicën e milionave të tij.