Celebrities Gossip Showbiz

Dasmë me 100 të ftuar? Ja çfarë zbulon Kreshnik Gjergji për planet me Dafina Zeqirin!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite ka vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej se u zbulua lidhja e saj e me biznesmenin Kreshnik Gjergji, Dafina ka postuar disa herë foto me të, ama jo në momente romantike por duket se tashmë nuk duan ta fshehin më dashurinë e tyre.

Më në fund, Dafina ka vendosur ta kurorëzojë dashurinë në martesë me të dashurin e saj, Kreshnikun. Ka qënë vet Dafina, ajo që e ka ndarë këtë lajm kaq të bukur me ndjekësit e saj në Instagram. Shumë aludime kanë qarkulluar së fundmi rreth dasmës së tyre, teksa ditën e sotme Kreshniku ka reaguar për një prej tyre. Aludohet se dasma do të jetë shumë private dhe se do të ketë 100 të ftuar e për këtë Kreshniku ka nënkuptuar se nuk është e vërtetë me një ironi.

Ishalla na thirrin dhe ne se qenka lista shumë e ngushtë

Përmes një postimi të bërë në Instastory Dafina  ka treguar se për 12 vite ka qenë vegjetariane dhe së fundmi ka vendosur të heqë dorë nga kjo dhe ka konsumuar mish. Në fotografinë e publikuar artistja ka treguar një pjatë të madhe me mish ndërkohë që pranë gjendet miku i saj, i cili duket që është gëzuar pafund për këtë ndryshim të saj.