Celebrities Showbiz

Dax Shepard mund të ketë zbuluar mënyrën më të thjeshtë për t’i vënë fëmijët në gjumë!

Keni vështirësi t’i bëni fëmijët tuaj të flenë në orarin e duhur? Aktori Dax Shepard ka një marifet që thjesht mund të funksionojë. Në një intervistë të fundit që ai dhe Kristen Bell bënë me People, Shepard tregoi se si e bën vajzën e tyre të vogël, Delta, ta zëri gjumi pothuajse menjëherë.

Kam kuptuar se nëse e kruaja kokën e saj jashtëzakonisht fort, atë e zë gjumi menjëherë brenda 90 sekondave.

Dhe mos u shqetësoni, Shepard ishte i shpejtë për të theksuar se teknika është, në fakt, kërkesa e vajzës së tyre. Pra, të gjithë fitojnë. Megjithatë Shepard përmendi gjithashtu se një përpjekje për të hequr privilegjin e të parit televizor gjatë fundjavës, rezultoi si një bumerang ndaj tij dhe Bell në mënyrë spektakolare.

Unë dhashë një përgjigje ‘jo’ për të parit televizor gjatë fundjavës, e cila më vonë u zbulua se ishte një dënim barbar për ne.

Ndërsa Kristen e pohoi duke thënë:

Po, kjo nuk do të ndodhë më kurrë.

Së fundmi Shepard, teksa fliste për marrëdhënien e tyre në emisionin “The Drew Barrymore Show”, zbuloi se gjatë periudhës që shoqërohej me aktoren Kristen Bell, marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë shumë e mirë. Dax u shpreh se:

Ajo ishte xheloze në fillim të marrëdhënies sonë. Kam qenë në një lidhje të hapur për nëntë vite, më kishte rrënuar një pjesë të madhe të jetës sime, kishte më shumë gjëra për të cilat ajo duhej të shqetësohej. Sapo u fejuam ndodhi një lloj ndryshimi. Unë e pashë të ishte tepër xheloze që nuk është një gjë e mirë në një lidhje.

Ndërkohë,0 Kristen Bell, është në një pikë ku ajo duhet të pranojë kur është bërë më e mirë nga fëmijët e saj. Aktorja 41-vjeçare e serialit “The Good Place” ishte pjesë e “Momsplaining With Kristen Bell”, seri dixhitale  e disponueshme çdo javë në platformën e përmbajtjes të “Bubble” të Ellen DeGeneres. Ekskluzivisht për “E!News”, Kristen tregoi momentet kur ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Dax Shepard ishin ‘mashtruar’ nga vajzat Lincoln, 8 vjeçe dhe Delta, 6 vjeçe.