Celebrities Showbiz

Dax Shepard tregon “xhelozinë e sëmurë” që ka përjetuar nga Kristen Bell!

Aktori dhe komediani i njohur Dax Shepard, është i martuar me aktoren Kristen Bell dhe së bashku kanë dy vajza. Së fundmi Shepard, teksa fliste për marrëdhënien e tyre në emisionin “The Drew Barrymore Show”, zbuloi se gjatë periudhës që shoqërohej me aktoren, marrëdhënia e tyre nuk ishte gjithmonë shumë e mirë. Dax u shpreh se:

Ajo ishte xheloze në fillim të marrëdhënies sonë. Kam qenë në një lidhje të hapur për nëntë vite, më kishte rrënuar një pjesë të madhe të jetës sime, kishte më shumë gjëra për të cilat ajo duhej të shqetësohej. Sapo u fejuam ndodhi një lloj ndryshimi. Unë e pashë të ishte tepër xheloze që nuk është një gjë e mirë në një lidhje.

Më herët, lidhur me këtë temë Bell është shprehur se ishte “shkatërruese” të takohesh me Shepard duke ditur historinë e tij të rimëkëmbjes dhe se ai kishte një forcë të madhe. Megjithatë, ajo tha se ishte në gjendje t’i kalonte të gjitha këto, sepse ajo besonte gjithmonë në falje dhe shanse të dyta.

Rikujtojmë se, aktorja 41-vjeçare e serialit “The Good Place” ishte pjesë e “Momsplaining With Kristen Bell”, seri dixhitale  e disponueshme çdo javë në platformën e përmbajtjes të “Bubble” të Ellen DeGeneres. Ekskluzivisht për “E!News”, Kristen tregoi momentet kur ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori Dax Shepard ishin ‘mashtruar’ nga vajzat Lincoln, 8 vjeçe dhe Delta, 6 vjeçe. Në videon e saj në “Bubble” Kristen u shpreh:

Prindërimi është si sporti, ose fiton ose humbet çdo minutë të ditës. Humbja është ajo që e bën më pas fitoren më të ëmbël. Të jesh prind është thjesht e çuditshme dhe kjo ju ndihmon të dini se ju nuk jeni vetëm. Unë sugjeroj të flisni me dikë edhe nëse askush nuk do të jetë aty për t’ju dëgjuar.