Celebrities Gossip Showbiz

Dëshpëruese, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Bruce Willis!

Gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis mesa duket vazhdon të përkeqësohet. Së fundmi ka qenë ish-partnerja e aktorit Maria Bravo, e cila deklaroi se Willis është gjithnjë e më larg rikuperimit.“Unë fola me gruan e tij, Emën dhe fatkeqësisht është një sëmundje që sa vjen e përkeqësohet. Ne i dërgojmë shumë energji dhe shumë dashuri”, -shtoi ajo.

Willis dhe Bravo, lidhja e të cilëve zgjati dy vjet, u takuan për herë të parë në hapjen e një restoranti, “Planet Hollywood”, në fillim të vitit 2000, ndërsa ajo jetonte midis Los Anxhelosit dhe Spanjës. Pavarësisht ndarjes së tyre, Bravo kishte disa fjalë emocionuese për Willis kur u bë e ditur gjendja e tij shëndetësore. Bruce u tërhoq përgjithmonë nga Hollivudi pasi u konfirmua se vuante nga demenca frontotemporale, në shkurt të 2022.

Bashkëshortja e aktorit Emma Heming Willis, iu bëri thirrje paparacëve që të mbajnë distancë dhe të mos i bërtasin atij kur e shohin atë në publik. Heming Willis bëri një lutje emocionale në një video të shpërndarë në Instagram duke thënë se ka nevojë për më shumë edukim se si duhet të sillemi me njerëzit që jetojnë me demencë.