Bota Lifestyle Travel

Destinacionet më të kërkuara për vitin 2022!

Si çdo fundvit, Google ka publikuar vendet më të kërkuara për vitin 2022. Sipas ‘Google Flights’, i cili jep të dhënat se ku duan të udhëtojnë kryesisht njerëzit gjatë këtij viti destinacionet më të kërkuara janë:

1.Londër, Angli

2.Ho Chi Minh City, Vietnam

3.Paris, Francë

4.New Delhi, Indi

5.Toronto, Kanada

6.Romë, Itali

7.Mumbai, India

8.Vancouver, Kanada

9.Lisbon, Portugali

10.New, York, NY

Ndërkaq, zbuloni 10 lajmet dhe fjalët më të kërkuara në Google gjatë vitit 2022. Së fundmi në emisionin “Goca & Gra” ishte i ftuar Tomi Kallanxhi, specialist IT-së, i cili dha një informacion të përgithshëm në lidhje me ngjarjet më të kërkuara të shqiptarëve në platformën Google gjatë vitit 2022. Ajo çka ra më shumë në sy është fakti se një ndër togfjalëshit më të kërkuar ishte ligji për pornografinë.

Specialisti e shpjegon këtë fenomen duke e lidhur me ngjarjet e fundit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, shantazhin, cënimin e privatësisë, etj, që sa vjen e rriten edhe më shumë rastet në shoqërinë tonë. Duke bërë një ndarje territoriale, u vu re se qyteti që kërkonte më shumë porno në Shqipëri ishte Berati, i cili pasohej nga Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Ndërkohë Tirana renditet e fundit.