Tech

Kërkimet në Google gjatë vitit 2022, kategoria porno renditet e para në Shqipëri!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca & Gra” ishte i ftuar Tomi Kallanxhi, specialist IT-së, i cili dha një informacion të përgithshëm në lidhje me ngjarjet më të kërkuara të shqiptarëve në platformën Google gjatë vitit 2022. Ajo çka ra më shumë në sy është fakti se një ndër togfjalëshit më të kërkuar ishte ligji për pornografinë.

Specialisti e shpjegon këtë fenomen duke e lidhur me ngjarjet e fundit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, shantazhin, cënimin e privatësisë, etj, që sa vjen e rriten edhe më shumë rastet në shoqërinë tonë. Duke bërë një ndarje territoriale, u vu re se qyteti që kërkonte më shumë porno në Shqipëri ishte Berati, i cili pasohej nga Gjirokastra, Dibra, Lezha dhe Fieri. Ndërkohë Tirana renditet e fundit.

Për sa i përket analizës në rang botëror, CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit. Me një përfshirje më shumë se 150 personash të famshëm, lista u kryesua nga aktorja e njohur Amber Heard. E cilësuar si më e kërkuara në Google për këtë vit, Amber arriti një rezultat me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.

Aktori Johnny Depp, është në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj. Në vendin e tretë qëndronte mbretëresha e ndjerë Elizabeth me 4.3 milion kërkime në Google. Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk. Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar me 4.06 milionë klikime në muaj.