Celebrities Music Showbiz

Diçka qenka bërë ‘sebep’ që Eminem dhe Snoop Dogg i lanë pas mëritë e vjetra!

Eminem dhe Snoop Dogg duket se duhet të ‘falënderojnë’ Dr. Dre dhe gjendjen e tij shëndetësore në vitin 2021 që i ndihmoi ata të riparonin marrëdhënien e tyre. Reperët, të cilët bashkëpunuan për herë të parë më shumë se dy dekada më parë, kishin raporte të acaruara që arriti kulmin në 2020, kur komentet publike nga Snoop Dogg me fyerje kundrejt Eminem, e shtynë yllin të bëj ‘diss’ kundër Snoop Dogg në tekstet e tij.

Por kur Dr. Dre pësoi një aneurizëm të trurit në janar të 2021 dhe kaloi dy javë në kujdes intensiv, yjet e hip-hopit u frymëzuan për të lënë të shkuarën pas tyre. Eminem i tha menaxherit të tij, Paul Rosenberg në “Paul Pod: Curtain Call 2 të SiriusXM”:

Unë dhe Snoop patëm problemet tona para asaj që ndodhi me Dre, çështja e aneurizmës së trurit. Ne thamë, vëlla ky është një budallallëk. Është një marrëzi të grindemi tani. Kështu që nuk mbaj mend nëse e thirra, apo ai më thirri mua, nuk më kujtohet, por ne biseduam.

Eminem tha se ai beson se çdo tension midis të dyve mund të konsiderohet një “keqkuptim” për një bashkëpunim të mundshëm. Reperi i “Love the Way You Lie” bashkëpunoi me Snoop, Dre, Xzibit dhe Nate Dogg në këngën e tij “B*tch Please II” nga albumi i tij i vitit 2000 “The Marshall Mathers LP” dhe tha se mendon se diçka u keqkuptua pasi Snoop i kërkoi Eminem që të shfaqej në një nga këngët e tij.

Unë mendoj se ai kishte dashur të bënte diçka me mua dhe ndoshta iu dha idenë ose diçka tjetër. Dhe thashë ‘epo, le të dëgjojmë fillimisht se cila është kënga. Le të shohim se cili është lloji i këngës’. Dhe unë mendoj se ai tha se mënyra që ai e mori ishte diçka sikur unë nuk doja të realizoja atë me të.

Ndërkohë Rosenberg i cili e  kujtoi bisedën në mënyrë të ngjashme dhe tha se ndërsa nuk i mbante mend rrethanat e sakta, u shpreh se Snoop dëshironte që Eminem të kontribuonte në një farë mënyre në albumin e tij. Rosenberg vijoi:

Unë as nuk mendoj se i kam thënë atij, sepse nuk më kujtohet të kem folur me të, por mund të kem folur me dikë në ekipin e tij dhe çdo gjë që kam thënë i është transmetuar atij në një mënyrë që aitij nuk i ka pëlqyer dhe ai mendoi se ju nuk dëshironit të kishit punë me të. Gjë që padyshim nuk ishte ashtu.

Eminem më pas tha se ai përfundimisht i shpjegoi Snoop Dogg se ishte frymëzuar thellësisht nga albumi debutues i reperit “Doggystyle” që u publikua në vitin 1993. Eminem dhe Snoop kanë bashkëpunuar disa herë, madje kanë ndarë skenën në Super Bowl në fillim të këtij viti së bashku me Mary J. Blige, Dr. Dre dhe Kendrick Lamar. Dyshja u bashkuan gjithashtu për këngën “From the D 2 the LBC”, të cilën e performuan muajin e kaluar në MTV Video Music Awards.