Celebrities Gossip Showbiz

Disney e do për Princin Erik, Harry Styles do të jetë Ariel, ja provat…

Fotografitë e Harry Styles i veshur si “Sirena e Vogël” bëhen virale në rrjetet sociale.

Ai u përfol se do të luante Princin Eric në xhirimet e filmit “Little Mermaid”, para se ta refuzonte atë për shkak të një ‘konflikti planifikimi’.

Por duket se arsyeja që Harry Styles refuzoi rolin ishte sepse ai ishte në të vërtetë pas pjesës kryesore të Ariel, duke u gjykuar nga fotografitë e reja që u përhapën në internet të premten, shkruan DailyMail dhe Cosmopolitan.

Këngëtari i njohur, 27 vjeçar, ishte fotografuar si personazhi i famshëm “sirena Ariel”, i veshur me një palë sytjena në formën guaskë, dhe një paruke të kuqe në kokë.

Ndërkaq, sapo këto imazhe u shpërndanë, fansat kanë filluar ta tallin këngëtarin e njohur për këtë paraqitje të tij.

Fotografitë virale në internet kanë krijuar një tjetër Harry, ku shihej me shampanjë dhe pozonte me një cigare.

Një fans shkroi: ‘A e patë fotosesionin e Harryt? Ai është kaq i mrekullueshëm, unë e dua atë. Kjo është arsyeja pse ai e refuzoi rolin e Princit Eric’.

‘Ai donte të ishte Ariel në rolin protagonist, gjatë gjithë kohës. Shumë e vërtetë’, shkroi një tjetër.

Një tjetër bëri shaka: ‘A mund ta luajë Harry Arielën në xhirimet e Little Mermaid’.

Një i tretë shkroi: ‘Harry është aq i talentuar sa që në fund të javës ai do të jetë kast i tërë i Little Marmaid’.

Ndërsa dikush tjetër kishte dizajnuar kutinë e larësit të rrobave Ariel me fotografinë e Harryt, duke shkruar se sponsorizohet nga Harry Styles.