Celebrities Showbiz

“Do e luaj mendsh, kam kaluar në skenarë horrori…”/Çfarë po planifikon Roza kundër Eglës?!

Dinamikat, debatet dhe ndodhitë e papritura nuk kanë fund në asnjë sekondë në “Big Brother VIP 3”. Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme mes aktores Egla Ceno dhe moderatores Roza Lati, të cilat kanë patur një debat të ashpër që përfundoi me një gjest të pakëndshëm nga ana e Eglës.

Gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, Egla, në një moment të tensionuar, ka teshtirë disa herë me qëllim në fytyrën e Rozës.  Aktorja është përballur dhe i ka tështirë në fytyrë Rozës duke e përqeshur e duke i thënë se ka alergji nga fytyra e saj. Më pas ka qenë Juli i cili ka biseduar veçmas me Rozën, ku kjo e fundit thotë se po shikon skena horrori në shtëpi vetëm prej Eglës.

Juli: Çfarë po i bëje Eglës?

Roza: Po i bija, kam plan ta luaj mendsh. Ajo nuk e meriton, nuk meriton asgjë. Thjesht kam kënaqësi t’i bie. Se çfarë më tha, jo kalbësirë se e ka thënë, më tha kukumjaçkë. Ti je dordolec i thashë. Kam kaluar në skenarë horrori duke dëgjuar çfarë thotë ajo, më shkojnë gjëra horrori në tru tani.

Juli: A të duket ty sikur ka kaluar pritshmërinë e vet të qëndrimit në shtëpi dhe tani është duke bërë çfarë t’i vijë? Ka kujtuar që do rrijë nja dy javë, 3 javë, 1 muaj.