Celebrities Film & Tv Showbiz

Do të rikthehet sërish në “Big Brother VIP”?! Meri Shehu: “Nuk shoh ndonjë fitues…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Pasi bëri parashikimin e yjeve për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill, ajo u ngacmua pak nga moderatorët edhe në lidhje me reality show-n.

Kur i thanë se balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, astrologia tha se ajo nuk do e bënte një gjë të tillë. Sipas Merit, ajo e ka përfunduar ciklin e saj në “Big Brother VIP” dhe nuk ka mundësi rikthimi.

Unë besoj se i kam mbaruar punët me “Big Brother”, e kam përfunduar ciklin tim. Nuk ka më mundësi. Një akrep shkon deri diku, mbahet deri diku, por kur vjen një moment pastaj nuk mbahet më. Tashmë jo, nuk shkoj më.

Ndërsa e pyetur në lidhje me fituesin e mundshëm të këtij edicioni të tretë të BBV, Shehu tha se nuk shikon ndonjë fitues.

Unë nuk shikoj ndonjë fitues se i kam njohur ata. Varet kë pëlqen publiku. Unë me nuancat se çfarë pëlqen publiku shqiptar nuk e di, nuk e kap dot thelbin. Thelbin nuk e kam kapur dot, varet se çfarë do pëlqehet deri në fund.