Celebrities Gossip Showbiz

Do thoni ju “çfarë i lidh këto personazhe me njëra-tjetrën” por ja që Hillary Clinton ka një mesazh për Kim Kardashian!

Së fundmi, Hillary Clinton ka folur me respekt për yllin televiziv Kim Kardashian, e cila ka punuar gjatë kësaj kohe për t’u bërë avokate në mënyrë që të luftojë për reformën në burg. Edhe pse Kim, dështoi tre herë për të marrë provimin, Clinton e admiron që ajo nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë derisa më në fund e mori provimin në dhjetor 2021. Ndërkaq, Clinton e cila ndër të tjera është edhe avokate tha:

Unë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën në drejtësi, në mënyrë që ajo të mund të bëjë më shumë për të ndihmuar njerëzit që trajtohen padrejtësisht në sistemin e drejtësisë penale. Ajo mund të ketë dështuar disa herë më parë, por nuk hoqi dorë, vazhdoi të ecë dhe e kishte marrë provimin shumë më vonë se unë. Ajo i dinte përgjigjet për disa nga ato pyetje dhe unë nuk i dija më.

Ndërkaq, Kim Kardashian ishte e ftuar speciale në emisionin e James Corden dhe mes disa temave për të cilat folën, moderatori anglez dhe biznesmenia e famshme diskutuan edhe për karrierën që supozohet se po studion Kardashian. Kim përmendi disa detaje, se në moshën 40-vjeçare, ajo është duke ndjekur studimet për një diplomë në fushën e Drejtësisë. Sipas Kim para se të mbërrinte në forum, ajo po bënte një ese si pjesë e detyrave të shtëpisë së saj pasi tashmë është në gjysmë të diplomës.

Kim Kardashian bëri shaka gjithashtu duke thënë se duhet të takojë një mjek apo avokat teksa foli për planet e saj të ardhshme. 41-vjeçarja, u nda nga komediani Pete Davidson, muajin e kaluar pas 9 muajsh së bashku. Kim ndërkaq u shpreh se është e lumtur beqare dhe nuk po kërkon për një dashuri të re. Bukuroshja pranoi se zgjedhjet e saj romantike me sa duket nuk funksionojnë dhe ajo do të donte të hiqte dorë nga skena e takimeve me të famshëm të profilit të lartë.