Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian pranon publikisht se lidhjet e saj romantike nuk funksionojnë: “Duhet të shoh për ndonjë mjek…”!

Së fundmi, ylli televiziv Kim Kardashian gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” bëri shaka duke thënë se duhet të takojë një mjek apo avokat teksa foli për planet e saj të ardhshme. 41-vjeçarja, u nda nga komediani Pete Davidson, muajin e kaluar pas 9 muajsh së bashku. Kim ndërkaq u shpreh se është e lumtur beqare dhe nuk po kërkon për një dashuri të re.

Bukuroshja pranoi se zgjedhjet e saj romantike me sa duket nuk funksionojnë dhe ajo do të donte të hiqte dorë nga skena e takimeve me të famshëm të profilit të lartë.

Ndihem sikur duhet të bëj diçka si të shkoj në vende të ndryshme. Është e qartë se ajo që po bëj nuk po funksionon. Kështu që nuk e di, ndoshta do të doja të shkoja në një spital dhe të takoj një mjek. Unë mendoj se do të jetë shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor, avokat, kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen.

Marrëdhënia e yllit me komedianin e “Saturday Night Live”, ishte romanca e saj e parë pas divorcit nga reperi i njohur Kanye West. Ndërkaq, Kim vijoi duke thënë:

Unë thjesht dua të qetësohem për pak. Mendoj se më duhet pak kohë për veten time dhe për t’u fokusuar, të mbaroj shkollën.

Vetëm pak javë më parë u zbulua se Kim ishte në kërkim të një mashkulli më të madh se ish-i dashuri i saj Pete por tashmë bukuroshja i ka shtuar listës një kërkesë më shumë për mashkullin e saj perfekt. Kardashian i është referuar miliarderit të teknologjisë Elon Musk. 

Rikujtojmë, se një nga familjet më të pasura të Amerikës, familja Kardashian-Jenner e çojnë luksin në një nivel krejtësisht të ri. Çdo anëtare e klanit Kardashian ka shijen dhe estetikën e saj unike, e cila gjithashtu përkthehet në mënyrën se si ato dekorojnë shtëpitë e tyre luksoze. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.