Celebrities Gossip Showbiz

Dojna Mema ndan disa çaste të ëmbla nga shtatzania e saj!

Moderatorja shumë e dashur shqiptare, Dojna Mema, ditën e djeshme ka ndarë me ndjekësit në Instagram lajmin e bukur për shtatzaninë e saj. E teksa rrjeti u mbush me komente për Dojnën, ditën e sotme ajo gëzoi fansat me një tjetër video të bukur.

Vetëm pak orë më parë, moderatorja ndau një video me çaste shumë të ëmbla nga shtatzania e saj. Në video dukej një foto e Vlashentit teksa Dojna i tregonte testin e shtatzanisë, e një tjetër çast nga vizita e Dojnës te gjinekologu. Më tej ishte një foto e saj në pasqyrë ku dukej barku i rrumbullakosur, teksa padiskutim nuk munguan as çastet kur Dojna i jep lajmin e bukur anëtarëve të tjerë të familjes së saj.

Në një pjesë të videos, ajo njofton gjyshen e saj, jo pak të njohur për ndjekësit besnikë të Dojnës. Një reagim epik padiskutim, teksa gjyshja e Dojnës gëzon dhe emocionohet me lajmin që sapo ka marrë. Videon, të cilën e ka finalizuar me këngën “Paradise” të Coldplay, e ka shoqëruar gjithashtu me mbishkrimin e mëposhtëm.

Momente magjike.

Video e ëmbël ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga fansat e saj, por edhe nga disa personazhe publike. Duket se Big Brother ka qenë ogurmirë për prezantuesen dhe moderatoren, teksa edhe Arbana Osmani ka bërë me diije se është në pritje të ëmbël poashtu. Lajmin e dha vetë moderatorja në finalen e spektaklit magjik më 18 dhjetor.