Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Së fundmi Don Xhoni ka postuar një foto të tij. ku shkrimi i tij në të, i cili duket shumë si një paralajmërim i ka bërë ndjekësit shumë kurioz. Reperi paralajmëron një ‘stuhi’, e cila nuk dihet nëse ka të bëjë me ndonjë projekt të ri muzikor apo diçka tjetër që nuk ka lidhje me muzikën, por që do arrijë të bëj shumë bujë. Në postim reperi shkruan:
Qetësia përpara stuhisë
Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 25 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.