Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa vjen me surpriza për fansat e saj në Shqipëri: “Mezi pres t’ju shoh”!

“Sunny Hill Festival” u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe për herë të parë në atë shqiptar, në Tiranë në muajin gusht. Festivali mbylli me sukses 3 ditë argëtim dhe spektakël nga këngëtarët më të mirë shqiptarë e të huaj.

Mijëra të rinj ndoqën koncertin në 3 netët që u mbajt në kodrat e Liqenit Artificial. Përveç yjeve që performuan në Tiranë pyetja e të gjithëve ishte se pse Dua Lipa mungoi. Mungesa e saj u komentua gjerësisht në atë kohë.

Por tani duket se kemi një lajm të mirë për të gjithë fansat e Dua Lipa-s. Të gjithë ata që u mërzitën që nuke panë teksa performonte në “Sunny Hill Festival”, do të kenë mundësinë ta shohin këngëtaren shumë shpejt, pasi ajo do të vijë në Tiranë më 28 Nëntor, ashtu siç kishte premtuar.

Me anë të një videoje në llogarinë e saj në Instagram, artistja thotë, në anglisht dhe shqip, se do të jetë për festën e Pavarsisë në kryeqytet, ku do të mbahet edhe koncerti i fundit i turneut të saj “Future Nostalgia”. Dua shprehet e emocionuar:

Mezi po pres t’ju shoh më 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë.

Dua Lipa është një nga artistet më të njohura në industrinë e muzikës në këto momente dhe ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, por ishte një llogari e fansave që së fundi ndau fotot me bikini të këngëtares bukuroshe. Fotot u bënë virale dhe mahnitën fansat e saj, me komplimentet dhe komentet e shumta. Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi këngëtarja e ‘One Kiss’ ka marrë edhe propozime për martesë në rubrikën e komenteve të fotove të tjera.

Vlen të theksohet gjithashtu se Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS ishin në konkurrencë për të kënduar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Së fundmi vetë artistja e njohur, Dua Lipa ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram. Këtë gjë e ka mohuar vetë këngëtarja, e cila u shpreh se nuk do të performojë dhe as nuk ka qenë e përfshirë në negociata për një gjë të tillë.