Celebrities Gossip Showbiz

“Duaje një gjarpër…”/ Zaza reagon pas deklaratës së Kristit se ishte ndarë para se të bëhej pjesë e BBV!

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” përveç diskutimeve dhe debateve shpesh herë me tone të larta, dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift duket se po krijohet, Kristi dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Brenda shtëpisë gjithçka duket në rregull por jashtë saj jo dhe aq sepse vëmendjen e ka marrë dhe partnerja e Kristit jashtë shtëpisë.

Në spektaklin e mbrëmjes së të martës, Kristi ka sqaruar publikun për këtë ngjarje që bëri bujë në rrjete sociale, duke thënë se është ndarë nga partnerja përpara se të hynte në shtëpi. Megjithatë kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga e dashura e tij që e priste jashtë, Zaza, e cila ka bërë publike mesazhet e fundit me të.

Në fillim ajo postoi në InstaStory një bisedë të zhvilluar me Kristin më datë 24 dhjetor ku duket se çifti i shpreh ndjenjat njëri-tjetrit me fjalë dashurie.

Por gjithashtu një tjetër InstaStory mori vëmendjen e të gjithëve ku Zaza Stumpo kishte shkruar:

Ushqeje një gjarpër, duaje një gjarpër, respektoje një gjarpër, lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi… ai ende do të të kafshojë.

Kujtojmë gjithashtu se para disa ditësh ajo reagoi për herë të parë në lidhje me këtë situatë të krijuar nga Kristi. 

Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin! Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!