Dubai do të provojë një javë pune katër-ditore me orë më të shkurtra për stafin e qeverisë këtë verë. Puna do të ndërpritet të premteve dhe dita e punës do të reduktohet në shtatë orë për 15 organizata qeveritare nga 12 gushti deri më 30 shtator.
Është pjesë e një skeme pilot të nisur nga Departamenti i Burimeve Njerëzore të Qeverisë së Dubait, i quajtur “Vera jonë është fleksibël” e cila synon të përmirësojë performancën dhe cilësinë e jetës për punonjësit.
Stafit iu kërkua të plotësonte një anketë mbi orët e punës verore dhe propozimet për të shkurtuar kohën e zyrës në gusht dhe shtator morën mbështetje të madhe, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wam.
Departamenti i burimeve njerëzore do të monitorojë vëzhgimet dhe reagimet për të paraqitur rekomandimet përfundimtare nëse skema pilot duhet të bëhet një politikë afatgjatë për verën e ardhshme.
Rikujtojmë se Yu Donglai, themeluesi dhe kryetari i zinxhirit të supermarketeve ‘Pangdonglai’ në provincën Henan, jep 10 ditë leje, që do t’i shtohen lejes vjetore, për ditët ku punonjësit nuk janë të lumtur.
Yu njoftoi se punonjësit e tij do të kenë të drejtë të kërkojnë deri në 10 ditë pushim shtesë, përveç 30 ditëve të pushimit vjetor. Manjati i shitjes me pakicë është i njohur për përparësitë që u jep interesave dhe mirëqenies së punonjësve, si për shembull ata kanë të drejtë të përfshijnë ditë pune shtatë-orëshe, asnjë telefonatë pune pas orarit të punës dhe gjatë fundjavave, si dhe pesë ditë pushime të shtuara gjatë Vitit të Ri Kinez.