Celebrities Gossip Showbiz

Duket se artistët e huaj e duan shumë, Dhurata Dora vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Dhurata shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga ndjekësit por kthehen në një sukses të vërtetë. Thënë kjo nga hiti ‘Zemër‘ në duet me këngëtarin Soolking që numëron mbi 750 milion klikime në platformën YouTube. Duke vazhduar me të tjerë artistë të njohur ndërkombëtar si GIMS, Luciano apo Azet.

E duket se tregu ndërkombëtar ‘i rri më së miri’ bukuroshes, e cila sapo ka publikuar ‘Yummy’ bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA të cilën mund ta dëgjoni më poshtë.

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka.