Celebrities Gossip Showbiz

E frikësuar nga një tjetër kasetë personale me Ray J, ja çfarë ndodh me Kim në episodin debutues të “The Kardashians”!

Kim Kardashian u ngushëllua nga ish-bashkëshorti, Kanye West, teksa ajo luftoi për të ndaluar një kasetë seksuale të papublikuar me Ray J. Edhe pse Kim tha se ishte 99% e sigurt se nuk kishte pamje të tjera që mund të dilnin, ajo ishte ende e frikësuar se ish i dashuri i saj mund të kishte filmuar përmbajtje kur ajo ishte duke fjetur.

Në episodin debutues të serialit “The Kardashians” të enjten, ylli 41-vjeçar qau ndërsa mori kërcënime nga menaxheri i Ray J se do të publikoheshin më shumë filmime seksi vetëm disa ditë pasi djali Saint, kishte parë një reklamë për filmimet e papublikuara. Kaseta seksuale e Kim dhe Ray J u realizua në vitin 2002 kur çifti ishin në lidhje dhe u zbulua në shkurt të vitit 2007, ndërsa “Keeping Up With the Kardashians” po fillonte prodhimin.

Në atë kohë, Kim paditi Vivid Entertainment, kompaninë që shpërndau kasetën, megjithëse më vonë ajo hoqi dorë nga padia dhe mori një pagesë prej 5 milionë dollarësh. Ndërsa bisedonte me motrat Kourtney dhe Khloe dhe nënën Kris, Kim mori një telefonatë nga avokati Marty Singer, duke e informuar atë se kishte patur kërcënime se do të kishte më shumë pamje. Ai shpjegoi:

Të drejtat tona ligjore janë që ajo mund të padisë këdo që publikon kasetën, nëse ekziston. Ata nuk kanë asnjë të drejtë ligjore të publikojnë kasetën pa pëlqimin e saj.