Celebrities Showbiz

E habitshme por e vërtetë, Selena Gomez dhe Hailey Bieber shihen për herë të parë si dy mikesha të ngushta!

Hailey Bieber dhe Selena Gomez duket se kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një event në Los Angeles. Dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura.

Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber. Hailey dhe Selena jo vetëm që pozuan të buzëqeshura para kamerave në eventin vjetor të Muzeut të Akademisë së Filmit, por ato ndanë edhe një përqafim të ngrohtë të kapur nga fotografi Tyrell Hampton.

Dalja miqësore e tyre vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey-t në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilin këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asgjë me njëra-tjetrën. Modelja u shpreh:

E gjithë kjo është respekt. Është e gjitha dashuri. Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri mes nesh. Unë e respektoj atë.

Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka reaguar së fundmi përmes një video në Tik Tok ndaj intervistës virale të podcast-it të Hailey Bieber. Selena është shprehur se talljet janë të poshtra dhe neveritëse dhe u ka kërkuar njerëzve që të jenë të sjellshëm. 30-vjeçarja u rikujtoi fansave se fjalët kanë rëndësi dhe u shpreh falenderuese ndaj njerëzve që e dëgjuan. Në mënyrë indirekte, Selena adresoi urrejtjen që ka vërshuar ndaj Hailey-t që kur marrëdhënia e saj me Justin u bë publike.

Nuk është e drejtë dhe askujt nuk duhet t’i drejtoheni kurrë në mënyrën që kam parë. Shpresoj ta kuptoni se kjo është më madhore se gjithçka tjetër.