Celebrities Fashion Gossip Showbiz

E ka në 13 ngjyra të ndryshme, çanta pas së cilës Kate Middleton “lë kokën”!

Askush nuk e mohon ndikimin e pashoqë të Kate Middleton në fushën e modës. Evolucioni i stilit të saj ka ndikuar drejtpërdrejt në shitjet rekord të disa prej veshjeve dhe aksesorëve të saj të preferuar. Nga sandalet, fustanet, palltot, këpucët e deri te çantat, mjafton që Kate t’i përdorë një herë dhe të gjitha vajzat anembanë globit duan t’i kenë të tyret.

Duke u ndalur te çantat, e keni pyetur ndonjëherë veten nëse Kate ka ndonjë që e pëlqen më shumë se të tjerat? Dukesha e Cambridge është shfaqur disa herë në publik në disa raste duke mbajtur një çantë dore elegante prej kamoshi dhe me prerjen në formë zarfi, të dizenjuar nga stilistja britanike Emmy London. Kate u pa për herë të parë me këtë çantë në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe, nuk e ka hequr më nga dora, por e ka blerë në plot 13 ngjyra të ndryshme.

Rikujtojmë, se jë nga blerjet më të fundit të Kate Middleton ishte një gjerdan i mrekullueshëm ari nga shtëpia e bizhuterive Danielle Draper. Zgjedhjet e bizhuterive mbretërore shpesh kanë një kuptim më të thellë. Princesha Kate ka shumë pjesë të veçanta në koleksionin e saj të bizhuterive dhe disa prej tyre janë gjithashtu të përballueshme në çmim.

Viti që lamë pas ishte viti më i shtrenjtë sa i përket modës për Kate. Princesha e Uellsit e rriti vlerën e garderobës së saj gjatë vitit 2022, teksa iu kthye angazhimeve të rregullta mbretërore dhe turneve të huaja pas përfundimit të pandemisë Covid-19. Kate Middleton ka veshur veshje të reja me vlerë 176,664£ gjatë 12 muajve të fundit, duke përfshirë një mori fustanesh ballore dhe bizhuteritë vezulluese për fejesat mbretërore.