Celebrities Gossip Showbiz

E ka nisur me bashkëpunime, ja kur do të publikohet dueti i Melindës me Skerdin!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Duket se artistja ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit e saj shumë shpejt me një tjetër projekt muzikor duke zbuluar kështu edhe se kënga e radhës do të jetë sërish një bashkëpunim. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë reper, por për artistin Skerdi me të cilin bashkëpunon për herë të parë. E duket se ndryshe nga ‘Ferrari’, ky duet do të jetë më shumë ritmike duke iu përshtatur sezonit veror. ‘Mafioza’ do të publikohet ditën e diel në orën 12:00, dhe këtë na e ka zbuluar vetë bukuroshja me anë të një postimi.

Jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë kanë ngelur në të shkuarën.

Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi Rina ka publikuar disa orë më parë një Instastory dy personazhe të filmave të animuar që kanë ngjashmëri me të dhe Melindën e krahas ka etiketuar këtë të fundit. Një duet mes tyre ishte dyshuar prej pak kohësh, por duket se ky postim ‘i vuri vulën’ dhe ne na mbetet vetëm të presim.