Celebrities Gossip Showbiz

Suksesi i radhës i arritur nga bashkëpunimi i Melindës dhe Bardhit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Artistja vendosi t’i surprizojë ndjekësit me një bashkëpunim veror me reperin Bardhi. E në vetëm nëntë ditë ‘Ferrari’ ka arritur 5 milion klikime duke rezultuar kështë dueti më i suksesshëm i publikuar deri më tani.

Rina, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë duket se çdo gjë e kanë lënë në të shkuarën. Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi kanë postuar një foto me njëra-tjetrën në rrjete sociale dhe ka qenë Rina ajo që ka vendosur një fytyrë me dorën përpara që duket sikur na paralajmëron diçka.