Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Rina sapo na e vërtetoi se po sjell një bashkëpunim me Melindën?

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion. E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe.

Por, aq më shumë jo vetëm Melinda por të gjithë artistët pëlqehen kur bëhen së bashku pasi bashkojnë grupe të ndryshme ndjekësish. E sidomos bashkëpunime që lindin mes vajzave që kohë më parë nuk kanë pas raporte aspak të mira. Bëhet fjalë për Rinën, e cila së bashku me Melindën në vitet e kaluara i kanë dedikuar njëra-tjetrës fjalë aspak të bukura në këngë, por duket se çdo gjë kanë ngelur në të shkuarën.

Madje, mund të presim dhe një duet mes vajzave, pasi Rina ka publikuar disa orë më parë një Instastory dy personazhe të filmave të animuar që kanë ngjashmëri me të dhe Melindën e krahas ka etiketuar këtë të fundit. Një duet mes tyre ishte dyshuar prej pak kohësh, por duket se ky postim ‘i vuri vulën’ dhe ne na mbetet vetëm të presim.

E mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak kohë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.