Celebrities Gossip Showbiz

“E ke vajzë sepse djali të zbukuron”/Marjona Metohu së shpejti nënë për herë të parë, rrëfen ndjesitë e saj në TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Marjona Metohu e cila është në një pritje të ëmbël. Se si e ka pritur lajmin e shtatëzanisë, Marjona na tregon më shumë vet për të gjithë këtë ndjesi të mrekullueshme.

Kam shkuar menjëherë te doktori sepse nuk më besohej. Bëj kontrollin dhe nuk po më besohej. Në momentin që ajo ndodh ti mbetesh, por ishte lumturi, të gjithë përkujdesen për mua. Shyqyr kur më hahet ha, nuk kërkoj gjëra. Mes natës flemë rehat unë dhe bebushi dhe e vetmja gjë pse çohem natën është për të shkuar në tualet ose për të pirë ujë. Para pak ditësh më ndodhi që më shkoi mendja për shalqi dhe e gjeta sepse imagjino të të shkojë mendja për kumbulla Stambolli, ku t’i gjesh në këtë sezon.(qesh). Motra edhe vjehrra po përkujdesen shumë për mua, janë gjatë gjithë kohës duke më pyetur për çdo gjë sepse nuk para më hahet. Nuk më ka kapur me neps, jam e qetë nga kjo pjesë. Filloi të më prishej pak fytyra dhe njerëzit më thonin: ‘e ke vajzë sepse djali të zbukuron’. Më thonin që barkun nuk e ke me shumë hark dhe e ke vajzë sepse djali e ka ndryshe. I kam dëgjuar të gjitha këto dhe thashë nuk besoj dhe nuk dëgjoj asnjë. Bashkëshorti e dinte që do të ishte djalë dhe emrin e ka gjetur që pa u planifikuar bebi. Ja lashë në dorë atij sepse që në momentin që jemi lidhur bashkë më tha do të kemi djalë dhe kur e kam pyetur për emrin më ka thënë Matias dhe mbeti ashtu nuk ia prishëm.(qesh)

A e frikëson Marjonën fakti që së shpejti bashkë me statusin e të qenit nënë përgjegjësitë do të rriten?

Mami më thotë shpesh: ‘Ti akoma nuk kupton gjë tani, do ta kuptosh kur të lindi, të qajë natën, aty do e kuptosh që je bërë nënë’. Aty do të fillojë lumturia më e madhe dhe përgjegjësia e të qenurit nënë. Në mes të qershorit them se do të lindë.