Celebrities Gossip Showbiz

“E keni dit”, ja kur do të publikohet bashkëpunimi i Ledrit dhe Romeos!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Ledri është shpesh aktiv në rrjete sociale dhe prej javësh dihet se ai dhe Romeo Veshaj do të vijnë me një bashkëpunim dhe kjo falë postimeve të dyshes. Vetëm pak më parë, teksa kanë zbuluar një copëz nga ‘look-u’ i tyre në videoklip krahas na kanë treguar titullin e këngës ‘E keni dit’ dhe datën e publikimit, nesër në orën 19:00.

Së fundmi, Ledri organizoi një mbrëmje me miqtë dhe kolegët e tij për promovimin e albumit të ri, “ G.O.A.T ” (Më i miri i të gjitha kohërave). Në një intervistë për Top Channel, artisti ka zbuluar disa nga “sekretet” e këngëve të tij.