Botë e Çuditshme Travel

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës?! Epo, zbulojeni!

Kur bëhet fjalë për avionët dhe linjën ajrore, e dimë se po flasim gjithashtu edhe për shumë rregulla dhe kufizime. Këtë gjë e tregon puna e një stjuardese, e cila duhet të zbatojë disa rregulla, të cilat ne mund të na duken jo normale. Sigurisht që kjo nuk është një punë normale 8 orarëshe, por ka përfitimet e veta.

Madje, dhe një pasagjereje iu ndalua të hipte në fluturimin e saj të “Virgin Australia” pasi piloti nuk i pëlqente njerëzit që tregonin lëkurën e trupit. Për të gjithë ju që e keni menduar si një mundësi punësimi pozicionin e stjuardesës, duhet me patjetër të njiheni me veprimet të cilat i keni të ndaluara të kryeni gjatë punës. Zbulojini në këtë link. 

Ndërkaq, a e kishit menduar ndonjëherë se përse stjuardesat i mbajnë duart pas shpinës derisa ju mirëpresin në aeroplan? Ato gjithmonë përdorin këtë lloj “poze” dhe arsyeja është tejet interesante. Në këtë mënyrë, ato numërojnë pasagjerët. Në shuplakat e tyre të duarve kanë një lloj numëratore që u shërben për t’i numëruar të gjithë pasagjerët që janë futur në aeroplan me qëllim që numri i tyre të përshtatet me atë në dokumentet e aeroplanit.

Në raste të caktuara madje ky numër mund t’i ndihmojë stjuardesës sa i përket peshës që mban aeroplani dhe nëse është e nevojshme që pesha të shpërndahet në aeroplan njëtrajtshëm për të ruajtur balancën. Por, pse këtë e fshehin nga pasagjerët? Personeli nuk do që t’i pengojë ata të fitojnë vëmendje të “panevojshme”.

Ju sjellim në vëmendje se disa vite më parë një ngjarje e pazakontë e ka përndjekur Rita Ora-n gjatë një udhëtimi nga Londra në Los Angeles. Këngëtarja me origjinë shqiptare është ngacmuar seksualisht nga një stjuardesë biseksuale 25-vjeçare që i shërbente në avion. Stjuardesa e cila quhej Charlotte Whittingham u ka treguar miqve të saj në Facebook se i ka shërbyer Rita Orës dhe se ajo duket si një pikturë e bukur vaji me një pamje të mrkullueshme.

Menjëherë më pas ajo është kontaktuar nga kompania ajrore “Virgin Air” ku i është kërkuar të japë dorëheqjen ose përndryshe do të pushohej nga puna për shkeljen e kodit të mbrojtjes së udhëtarëve. Komente të tilla nuk janë të lejueshme dhe aspakt të tolerueshme pasi punonjësit e kompanive ajrore nuk mund të japin përshtypjet e tyre mbi klientët aq më pak t’i shfaqin ato hapur në rrjetet sociale.