Celebrities Film & Tv Gossip

E komentoi për pamjen dhe rolet e saj, Sydney Sweeney vendos t’i përgjigjet ashpër producentes së njohur!

Aktorja e njohur Sydney Sweeney ka vendosur që t’ju përgjigjet komenteve të producentes, Carol Baum, rreth pamjes dhe aktrimit të saj. Baum foli për Sweeney gjatë një diskutimi me kritiken e filmit të “The New York Times”, Janet Maslin në Pleasantville, Nju Jork.

Ka një aktore që të gjithë e duan tani, Sydney Sweeney. Unë nuk e kuptoj Sydney Sweeney. Po shikoja në avion filmin e Sydney Sweeney-t “Anyone but You” sepse doja ta shikoja. Doja të dija se kush është ajo dhe pse të gjithë po flasin për të. E pashë këtë film të pashikueshëm – më vjen keq për njerëzit që e duan këtë … komedi romantike ku e urrejnë njëri-tjetrin.

Producentja, e cila është gjithashtu një profesore ndihmëse e Universitetit të Kalifornisë Jugore, shtoi se ajo foli për Sweeney me klasën e saj.

I thashë klasës sime: ‘Më shpjegoni këtë vajzë. Ajo nuk është e bukur, nuk mund të aktrojë. Pse është kaq e pëlqyer?’ Askush nuk kishte përgjigje.

Në lidhje me këtë një përfaqësuese e Sweeney u shpreh për revistën PEOPLE:

Sa e trishtueshme që një grua në pozicionin për të ndarë ekspertizën dhe përvojën e saj zgjedh të sulmojë një grua tjetër. Nëse kjo është ajo që ajo ka mësuar në dekadat e saj në këtë industri dhe mendon se është e përshtatshme për t’u mësuar studentëve të saj, kjo është e turpshme. Të përçmosh padrejtësisht një kolege producente femër flet shumë për karakterin e zonjës Baum.

Sweeney së fundmi ka sjellë projektin “Anyone But You” si aktore krysore në film por edhe si producente e tij, gjithashtu edhe në filmin horror “Immaculate”. Komentet e Baum diskutuan hitin e fundit të komedisë romantike të aktores. Carol thuhet se i tha TMZ se i vjen keq për komentet e saj origjinale dhe shpjegoi se zakonisht nuk flet negativisht për një aktor të tillë