Celebrities Gossip Showbiz

E mbajti premtimin, spitali i Torinos merr donacionin prej një milion eurosh nga Chiara Ferragni!

Pas mashtrimit të blogeres Chiara Ferragni në lidhje me donacionin e saj ka ardhur edhe reagimi nga Spitali Regina Margherita në Torino. Një milion euroshi që Chiara premtoi tanimë i është dhuruar spitalit dhe shuma do t’i akordohet departamentit të onkohematologjisë pediatrike të spitalit. Me anë të një njoftimi zyrtar, spitali i Tornos deklaroi se:

Një akt dhurimi është gjithmonë një gjest i madh bujarie në mbështetje të strukturave që merren me shëndetin e pacientëve të rinj. Në javët në vijim do të vlerësojmë, me komisionerin e ri Giovanni Messori Ioli dhe profesoreshën Franca Fagioli, cilit investime teknologjike do t’ia kushtojmë donacionin, sigurisht me një logjikë të përmirësimit të mëtejshëm të diagnostikimit, trajtimit dhe humanizimit të rrugëve të pacientëve pediatrikë.

Rikujtojmë, se Chiara njoftoi për donacionin në 18 dhjetor, kur ajo u shfaq duke kërkuar falje publike. Së fundmi gazetarja italiane, Selva Lucarelli denoncoi një tjetër rast. Në vitin 2021 Chiara krijoi për shitje dhe reklamoi vezën e Pashkës, fitimet e të cilës do të shkonin për bamirësi por paratë kanë shkuar në xhepin e blogeres. Pasi gazetarja ka nisur të thellohet në këtë rast, blogerja i ka fshirë fotot e reklamës nga Instagrami i saj. 

Kompanitë e Chiara-s duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni, një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro.